Vokshi: Balotazhi Këlliçi –Alimehmeti më 11 dhjetor

Aktualitet Politike

Kryetarja e KOKOE, Albana Vokshit dha sot një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e Primareve, që u zhvilluan ditën e djeshme në të gjithë vendin.

Vokshi tha se KOKOE do të njoftojë për gjatë ditës për zhvillimin e rezultateve të kutive që nuk janë numëruar ende, ndërsa tha se asnjëri nga kandidatët e Tiranës nuk arritën të sigurojnë 50% plus 1 të votave për të siguruar fitoren, e për të garuar më pas në zgjedhjet vendore të 14 majit, 2023.

Vokshi tha se balotazhi në Tiranë do të zhvillohet mes Ilir Alimehmetit dhe Belind Këlliçit. Ilir Alimehmeti ka siguruara në total 2190 vota, ndërsa Këlliçi 4040 vota.

Numri total i votuesve në total: 8470

Votat e vlefshme: 8441
Votat e pa vlefshme : 29
Nr i votave në Tiranë:

1. Adriana Kalaja: 128

2.Belind Këlliçi: 4040

3.Enkeleda Fejzo: 66

4.Ftamrir Merkoçi: 35 vota

5.Gerti Bogdani: 1819

6.Ilir Alimehmeti: 2190

7.Julian Deda: 157.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?