Pas një edicioni të suksesshëm VIP inaugurues, vetëm pak ditë më parë u konfirmua se një sezon i dytë i “Big Brother Vip” do të transmetohet në dhjetor 2022. E teksa kanë nisur edhe punimet për shtëpinë më të famshme, siç edhe jemi mësuar t’a etiketojmë, njëkohësisht jemi bërë edhe kuriozë për të mësuar se cilat nga vip-at është përzgjedhur për t’i bërë pjesë e këtij reality-show të famshëm. E së fundmi duket se tundimit për të qenë pjesë e aventurave në ‘BBVIP2’ nuk u ka shpëtuar as moderatorja e njohur, Roza Lati e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe do u bashkohet ‘kolegëve’ të saj VIP.
Moderatoja ka shprehur dëshirën për të qënë pjesë e reality- showt që edicionin e parë ku ndër të tjera u shpreh se do të pranonte me kënaqësi fetsën, nëse ajo nuk do të kishte angazhime të tjera në jetën e saj profesionale apo atë personale.
Më herët prezantuesja e njohur Arbana Osmani e cila do të moderojë edhe këtë vit ‘BBVIP’ vuri në dukje se konkurrenca për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme këtë vit është shtuar krahasuar me edicionin e vitit të parë.
Sakaq, deri tani emrat e tjerë vip që janë përfolur se do të jenë pjesë e këtij reality-show të njohur janë edhe moderatorja Kiara Tito, balerini Albi Nako dhe Jori Delli një influencuese italiane. Megjithatë, deri në publikimin zyrtar të emrave, do të mbetemi në ‘shijen’ e kuriozitetit se cilët dhe sa banorë VIP do të jenë pjesë e edicionit të dytë te ‘Big Brother Vip 2’ që do të startojë këtë muaj.