Rama publikon videon: Gjithçka gati për nesër

Politike

Për herë të parë Tirana do të presë krerët më të lartë të shtetit të Vendeve të bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama ka treguar se gjithçka është gati për të mirëpirtur liderët e BE-së.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama ka publikuar një video ku tregon ambientet në të cilat do të zhvillohen takimet me liderat europianë.

Duke mos lënë anash as simbolet etnografike shqiptare, ambientet janë pajisur me logot zyrtare dhe çdo kënd është programuar për takimet që do të mbahen.

Sa i përket axhendës, në orën 09:30 pritet të mbërrijnë liderët europianë, ndërsa 30 minuta më vonë do të firmoset marrëveshja roaming. Seanca fillon në orën 11:00, ndërsa sesioni i dytë i saj vijon në 12:15. Në fund, Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel; Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?