
Vendimi është marrë nga Bashkia e Tiranës për shkak të samitit që do të mbahet nesër në kryeqytet.
Në njoftimin e bashkisë, thuhet se vetëm autobusët e Unazës do të qarkullojnë, por me itinerar të shkurtuar.
Më herët Policia e Shtetit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Samitit të Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor, i cili për shkak të rëndësisë së veçantë institucionale dhe shtetërore, zhvillohet nën masa të sigurisë së lartë, sqarohet se:
Për arsye sigurie dhe për të garantuar mbarëvajtjen e këtij Samiti, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane, të kryeqytetit, duke nisur nga ora 06:00, e datës 06.12.2022, deri në orën 18:00, të datës 06.12.2022.
Bllokimi i lëvizjes dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane, që të çojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet, në perimetrin e sigurisë, bllokimi do të fillojë në orën 06:00, ndërsa në rrugët e tjera që përfshihen në itinerarin e lëvizjeve në kuadër të Samitit, bllokimi do të fillojë në orën 08:00. Do të bllokohen këto akse:
Rruga “Rinas – Qafë Kashar” dhe anasjelltas;
Autostrada “Tiranë- Vorë” dhe anasjelltas;
Unaza e Madhe, nga ish-sheshi “Shqiponja”, deri te rrethi i Sanatoriumit, dhe anasjelltas;
Rruga e Elbasanit nga rrethi i Sanatoriumit deri tek ura e Elbasanit dhe anasjelltas.