Paloka: “Një votë e hedhur për Alibeajn është votë për Edi Ramën”

Intervista Politike

Duke folur për MCN Live kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka tha se futja në garën e 14 majit të kandidatëve nga grupimi “Alibeaj” po bëhet për t’i shërbyer Ramës. Ndër të tjera Paloka zbuloi se një nga kandidatët e grupimit “Alibeaj”  i ka thënë se qëllimi i tij i vetëm ishte që t’i shkaktonte humbje kandidatit të grupimit “Berisha”.

Kemi kandiduar edhe deputetë të grupimit tonë në këto zgjedhje. Ju përmendët Elbasanin. Nuk besoj që elbasanllinjtë do përzgjidhnin kandidat më të mirë, prandaj s’ka patur kandidaturë rivale. Unë e shoh kandidaturë fituese. Luciano Boçi është kandidatura që do fitojë bashkinë e Elbasanit. Igli Cara për mua është kandidatura që do fitojë bashkinë e Durrësit. Kur them fiton llogaris edhe problemet dhe ndërhyrjet në zgjedhje. I konsideroj fitues në kushtet që jemi sot. Në qytetet kryesore kemi kandidatura shumë të mira, fituese. Në Korçë po ashtu. Ledina ka mundësi ta rikthejë Korçën te PD. Në qytetet kryesore dhe Tirana që mbetet, besoj që do jenë beteja ku fitohet. Mjafton që angazhimi të jetë serioz dhe të llogarisim të gjitha problemet që na krijon qeveri.

Grupimi tjetër s’ka numra. Por efekti psikologjik, dhe mund të ketë zona që na dëmtojnë. Jo qëllimisht Alibeaj po i nxjerr këta kandidatë si kundërshtar të PD, se ata janë koshientë vetë që nuk fitojnë. Nuk dua ta përmend me emër njërin, ma tha copë që humbja e filan kandidati është fitorja ime. Ma tha hapur që unë po hyj t’i shkaktojë humbje kandidatit tuaj. Ky është qëllimi i tyre dhe s’ka naiv që s’e kupton kaq. Por mund të prishen balancat. Për 10 vota doli Basha fitues në Tiranë. Ka edhe raste të tilla ku mund të ndikojë edhe një diferencë e vogël. Një votë e hedhur për Alibeajn është votë për Edi Ramën”./mcntv/P

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?