Berisha: Samiti i BE në Tiranë, mbështetje për PD dhe demokratët.

Politike

Samitin e nesërme të BE në Tiranë, Sali Berisha e shikon si një mbështetje për Partinë Demokratike dhe popullin opozitar, për të cilin tha se nesër do të mbushe rrugët.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike është partia e vlerave, qe liberalizoi vizat per shqiptaret, qe firmosi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe anëtarësoi vendin ne NATO.

“Nesër zbarkon lidershipi i Evropës në aktin e mbështetjes më të madhe të vlerave evropiane. Në këtë konstest, ky samit përbën mbështetjen më të fuqishme për PD dhe popullin opozitar.

Është kjo parti që në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e proceseve të integrimit të Shqipërisë në BE dhe NATO. 

Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët shqiptarë, sepse është kjo parti në qeveri që firmosi MSA, e cila liberalizoi vizat, mori rekomandimin për statusin e vendit kanditat.

Samiti iu nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratet, idealet demokratike të saj. Por nesër ne populli opozitar do të mbushe rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste, në një protestë të fuqishme. 

Pikërisht në mbrojtje të vlerave evropiane, tmerrësisht të rrezikuara dhe të kërcënuara nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, tha ndër të tjera Berisha.

Meqë Samitin e BE-së e sheh si mbështetje për PD, Berisha fton njerëzit të dalin në protestë.

“Ne jemi në një betejë me armikun e egër të votës së shqiptarëve Edi Rama. Te mblidhemi për t’i dëshmuar lidershipit evropian se njeriu që qendron si përfaqësuesi i Shqipërisë në atë samit e ka pushtetin e karrigen të ngritur mbi dhunimin e votës së shqiptarëve, e ka të ngritur mbi drogën, trafiqet, narkoshtetin që ka ndërtuar në Shqipëri, e ka mbi vjedhjet e mëdha të paimagjinueshme për një vend evropian që u bën qytetarëve shqiptarë.

Ai aty ulet si kryeministër por edhe si kryehajduti i Shqipërisë gjithashtu.

Hajduti i parë i Shqipërisë do jetë Edi Rama nesër në atë samit.

Me praninë tuaj të dashur qytetarë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ju i dilni Zot në mënyrën më të vendosur këtji vendi e këtij kombi në rrezik ekzistencial.

Ne jemi në fatkeqësi të madhe me një person si ky në karrigen e kryeministrit. Të paktën t’ja përcjellim këtë shqetësim mbarë opinionit publik evriopian dhe atij botëror”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?