Rama për Samitin e BE: Vlerësim strategjik për t’u vendosur në Tiranë,

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit të rrjeteve sociale dhe gazetarët, dy ditë para samitit tëë BE.

Rama u shpreh se Shqipëria ka luajtur një rol të madh për një qasjte të re të BE ndaj Ballkanit Perëndimor, teksa tha se kjo e tregon edhe pasi Shqipëria u zgjodh për të mbajtur Samitin e BE, diçka që ndodh për herë të parë në rajon.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Gjatë viteve të funddit kjo kthesë drejt një qasje të re ndaj Ballkanit Perëndimor dhe modestish duhet ta them se kemi luiajtur rolin tonë për të ardhur në këtë kthesë. Dhe kemi dhënë prova se jemi gati për tu konsideruar ndryshe dhe se kam fjalën për Shqiëprinë, por për Ballkanin Perëndimor.

Një kthesë nga pandemima dhe më pas nga agresioni Rus në Ukrainë. Nuk është një stacion i zgjedhur kështu rastësisht. Është një stacion i zgjedhur në mënyrë të shumë mirë menduar. Ne po përgatitemi pë këtë samit për tu përgatitur si Shqëipëri, por edhe si rajon, siç jemi përpjekur dhe e kemi luajtur me sukses deri tani, ku në tryezën e Europës jemi ulur si të barabartë mes të barabartëve. Edhe pse e dimë rrugën që na duhet për atë tryezë.

Ju kujtohet se kur unë ngrita zërin lart në momentin që BE refuzoi të na shihte si pjesë e shpërndarjes së vaksinave në dallgën e parë të Covid, shumëkush tha se kjo ishte një marrëzi dhe se ishte fundi i një marrëdhënbie, por në fakt ndodhi e kundërta jo vetëm se ne ishim në të drejtën tone, por se Europa nuk është një forcë që reagon si i forti i lagjes. Rëndësi ka që të keshë të drejtë fhe të dishë ta përcjellësh mesazhin sic të takoin dhe pa diskutim që zëri ytë u dëgjua” tha Rama ndër të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?