Lulzim Basha niset drejt SHBA-së për të dytën herë brenda pak javësh

Aktualitet Politike

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mëson neësbomb.al.

Kjo është vizita e dytë e Bashës në SHBA brenda pak javësh Basha zgjedh kështu të mos jetë i pranishëm në Shqipëri, ndërkohë që do të ketë dy zhvillime të rëndësishme, samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor dhe protesta opozitare që do të mbahet në të njëjtën ditë.

Mësohet se Basha do të takohet me zyrtarë amerikanë. Vizita e tij e fundit në SHBA ishte në 14 tetor të këtij viti në Uashington, ku mori pjesë në aktivitetin e Qendrës Amerikane për Zhvillime Strategjike.

Total 2 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?