Bota

Shqiptari tenton t’i shpëtojë Policisë dhe shkakton aksident të pesëfishtë

KAON

Një 25 vjeçar është arrestuar, pasi tentoi të grabiste një kasafortë në një shtëpi në Pordenone. Sipas medieve italiane, i riu shqiptar  tentoi t’i ikte Policisë me makinë, por ndjekia përfundoi me një aksident të pesëfishtë, i cili fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar.

25 vjeçari i pastrehë, nuk kishte leje qëndrimi të rregullt në vendin fqinj  dhe u identifikua përmes gjurmëve të gishtërinjve.

Ndërkohë Katër bashkëpunëtorët e shqiptarit u larguan në këmbë menjëherë pas aksidentit. Ata janë në kërkim në të gjithë provincën dhe kamerat e vëzhgimit të qytetit janë marrë në shyqrtim.

Gjithashu raportohet se në makinën e autorëve, ka pasur një pjesë të mallit të vjedhur, mjete për vjedhje dhe disa sende personale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?