Seketari i Degës Vlore/ Nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së

Politike

Gjergji Nika

Seketari i Deges Vlore

Anetar i Keshillit Kombetar PD

Nuk do të votojë për asnjë kandidat në primaret e PD-së ne Vlore,pasi qëllimi im ka qene gjithmone bashkimi i Partise Demokratike dhe që opozita të dilte me një kandidat të përbashkët.

Gara e Majit 2023 për bashkinë është të godasësh në zemër pushtetin aktual. Në garën e primareve që po ndodh brenda PD-së, unë nuk do votoj për asnjë sepse qëllimi jone dhe i demokrateve te ndershem ishte që opozita zyrtare të dilte me një kandidat të përbashkët. Nëse Rithemelimi shkon pas agjendës së vet personale dhe shkon me kandidatë që nuk sfidojnë, ne kemi dështuar. Aq me shume qe keta kandidate ne finale do ti shikojme te rregjistruar ne sigla te tjera.

Grupimi i foltores përpiqet të kontrollojë sa më shumë pjesë të opozitës dhe nuk krijon as fryme as aksion politik. Mendimi im eshte qe forca politike ka nevojë të ndjeje qytetarin dhe t’i japë përgjigje qytetarit , gjuha politike e opozitës sot janë vetëm dy protesta dhe akuza mbi grupimin Alibeaj.

Berisha nuk ka lançuar ide të reja politike në këtë vit, që kur ka marrë drejtimin e PD. E njëjta gjë vlen dhe për grupin e deputetëveqe e ndjekin edhe strukturat lokale te zgjedhura se fundmi, madje ata janë më inaktivë sesa ishin perpara dhe ne zgjedhjet e Prillit 2021.

Shoqëria ka nevojë që të konkurrojë pushtetin autoritar të Edi Ramës. Si mund të jetë një parti shpresë kur komandohet nga një njeri i vetëm?

Një nga defektet kryesore që kemi ne si shoqëri është që merremi me personin, jo me idetë. Një person që hyn në politikë i vë vetes një mision, ta çojë shoqërinë përpara, jo t’i shërbejë veseve të saj dhe me vjen shume keq per disa kolege.

Opozita po shkon drejt humbjes turpëruese, dhe fitimitari me i madh i kesaj humbjeje do te jete Partia e Lirise sipas marreveshjes se dakortesuar me grupimin e Foltores.

Nuk shkon më që t’i bindim shqiptarët që oferta më e mirë është ajo që më garanton mua të bëhem deputet. Jo! Oferta më e mirë është ajo që sjell largimin e pushtetit. Rama mundet nga dikush që është 100% i ndryshëm nga Rama. Mundet nga dikush që ka vetëm vlera dhe vizion perëndimore

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?