Drejtori i FBI i shqetësuar për Tik Tok-un

Bota

“Ato përfshijnë mundësinë që qeveria kineze mund ta përdorë atë për të kontrolluar mbledhjen e të dhënave për miliona përdorues. Ose për të kontrolluar softuerin në miliona pajisje, gjë që i jep mundësinë të komprometojë teknikisht pajisjet personale”, është shprehur Wray.

Vërejtjet e kreut të FBI-së bazohen në ato nga zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe anëtarë të Kongresit, të cilët kanë shprehur skepticizëm të thellë në lidhje me aftësinë e platformës video në pronësi kineze për të mbrojtur informacionin e përdoruesve të SHBA nga një qeveri kundërshtare.

Tik Tok ka pohuar se nuk ruan të dhënat e përdoruesve amerikanë në Kinë, por atje ligji lejon qeverinë të detyrojë kompanitë të dorëzojnë informacione të brendshme.

Forbes ka hedhur dyshime mbi sigurinë e informacionit të përdoruesve amerikanë në TikTok. Media raportoi , për shembull, se kompania mëmë e TikTok, ByteDance, planifikoi të përdorte aplikacionin për të monitoruar detajet specifike të vendndodhjes së disa qytetarëve amerikanë, duke cituar materialet që ajo shqyrtoi.

Tik Tok kundërshtoi raportin, duke mohuar se kishte gjurmuar ndonjëherë disa qytetarë amerikanë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?