AktualitetPolitike

Petro Koçi i bindur: Do fitojmë 40 bashki në zgjedhje

Deputeti socialist Petro Koçi shprehet i bindur se mazhoranca do të fitojë shumicën e bashkive në zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, ndryshimi i qeverisjes mes së majtës dhe së djathtës është i dukshëm, dhe kjo duket qartë dhe të zhvillimi i projekteve në nivel qendror e vendor.

I ftuar në Top News, Koçi u shpreh se socialistët do të marrin 40 bashki dhe një arsye veç të tjerave është dhe pragmatizimi zgjedhor, që zgjedhësit preferojnë një pushtet vendor që është në një linjë me qeverinë qendrore.

“Ne patjetër që do të marrim shumicën. Unë mendoj se ne do të jemi afër numër 40, më shumë apo më pak nuk e di, po që do ti fitojmë zgjedhjet. Një arsye është dhe pragmatizmi zgjedhor. Do të thoni cili është?

Gjithmonë zgjedhësi preferon një pushtet vendor I cili është në një linjë dhe me një ngjyrë me qeverinë qendrore sepse faktet kanë treguar që kur ka qenë PS në pushtet ja dhe në Fier, sa qe Berisha ishte e pamundur që të punonte pushteti vendor.

Me ardhjen në pushtet të PS, u zhvilluan shumë projekte të cilat janë bashkëveprim I qeverisjen vendore me atë qendrore. Zgjedhësi e sheh dhe këtë gjë.

Përtej asaj pastaj, në përvojë marrim që nga Tirana vetë këtu, që ndryshimin mes qeverisjes së kryetarëve të bashkisë nga PS me ata që ka patur PD, është si dita me natën. Atë që ka bërë Rama dhe Veliaj për Tiranën nuk e kanë bërë dot kurrë as Basha dhe as të tjerë”, tha deputeti socialist Petro Koçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?