Paloka: Nuk kam qenë dakord me primaret në këtë moment, shpresoj që në fund të bashkohen

Politike

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Edi Paloka u shpreh se nuk ka qenë dakord me procesin e primareve në këtë moment.

Paloka tha se është normale që do të ketë probleme dhe fërkime në këtë proces, por shtoi se shpreson se në fund të gjithë do të bashkohen.

Paloka: Nuk kam qenë dakord me primaret në këtë moment, kam pasur rezerva, sepse mundtë krijohen probleme dhe dyshime. Është normale që të ketë edhe fërkime të vogla. Shpresoj që ky proces pasi të mbyllet t’i sheshojë këto mosmarrëveshje dhe të mos krijojë probleme në zgjedhje

Komisioni i Zgjedhjeve në PD është përpjekur që tu përgjigjet këtyre problemeve. Kandidatët do të kenë përfaqësuesit e tyre në komisione. Simpatizantët janë riregjistruar edhe nga vetë kandidatët. Duke ditur se mund të krijohen probleme edhe transparenca do të jetë ekstreme. Shpresoj që ky proces të çojë në bashkim rreth kandidatëve

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?