Meta: E ka resortin me leje, Edi Rama është skizofren

Aktualitet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë në mbrojtje resortin e Irfan Hysenbelliut, pjesë të së cilës po shemben nga IKMT.

Meta thotë se ky resort është me leje dhe se aksioni është një “hakmarrje primitive dhe skizofrenike” e Edi Ramës.

Pesë vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se “Prestige Resort” ishte me leje ndërsa sot pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, me një hakmarrje primitive dhe skizofrenike.
Koha për t’i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!“, shprehet Meta.

Resortin e Hysenbelliut e ka mbrojtur e gjithë opozita, eksponentë të së cilës paraqiten njëri pas tjetrit dhe flasin në News24, televizion në pronësi të grupit Hysenbelliu.

Irfan Hysenbelliu ka në pronësi disa media. Ai pretendon se po sulmohet politikisht, por autoritetet kanë konkluduar se ai ka shkelur lejen duke mos paguar taksat dhe duke mos siguruar kushtet teknike. Po kështu, zyrtarë të ndryshëm kanë pretenduar se i është bërë presion mediatik nga mediat e Hysenbelliut, pas gjobitjes së tij për mospagim të taksave.

Kohët e fundit, veçanërisht pas gjobave ndaj biznesit të tij dhe prishjes së pishinave, mediat e Hysenbelliut kanë patur qëndrim kritik me qeverinë, por nga ana tjetër vijojnë të kenë qëndrim pro kryebashkiakut Veliaj, duke i dhënë atij hapësirë mediatike pa limit, edhe kur daljet mediatike janë thjesht propagandë e përgatitur nga Bashkia e Tiranës.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?