Berisha: Rama e anuloi pushimin, se administrata do derdhej në shesh bashkë me ne

Politike

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sot se e marta e ardhshme e 6 dhjetorit nuk do të jetë pushim. Pas aludimeve prej dy ditësh në media, shefi i qeverisë në një dalje publike sot ka saktësuar se e marta nuk do jetë ditë pushimi zyrtar.

Për Sali Berishën kjo është një shenjë që tregon se Edi Rama është tmerruar nga protesta e tij, e thirrur po më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë vijnë 45 liderë europianë.

Sipas tij, kryeministri Rama e ka anuluar qëllimisht ditën e pushimit për administratën, sepse ajo do të “derdhej” në shesh bashkë me demokratët. Por kjo nuk e ka penguar Sali Berishën që t’i ftojë punonjësit e shtetit t’i bashkohen.

“E morët vesh çfarë bëri. E anuloi ditën e pushimit për administratën, sepse u tmerrua, sepse administrata mund të dilte në protestë me ne. I bëj thirrje administratës të vijnë tek ne. Kur kuptoi që administrata e tërë do të derdhej në shesh, e anuloi tha ka qenë lajm i rremë, kur ata ishin njoftuar të gjithë”, tha Sali Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?