Vajza italiane denoncon shqiptarin/ “Erdhi në dhomën e hotelit dhe më përdhunoi”

Bota

Një 19-vjeçare italiane ka përfunduar në urgjencë në gjendje shoku, ndërsa deklaroi se ishte përdhunuar nga një i ri shqiptar. Mediat italiane raportojnë se me shqiptarin vajza ishte njohur prej disa ditësh, ndërsa thuhet se abuzimi ka ndodhur në një dhomë hoteli që ai kishte paguar për të qëndruar me të. Ngjarja ka ndodhur në Mattei të Italisë.

19-vjeçarja nga Forlì, me banim në Gatteo Mare dje në mëngjes kishte mbërritur në këtë hotel bashkë me shqiptarin dhe një tjetër shtetas Dje në mëngjes ajo mbërriti në Mattei pak pas orës 11, me të ishin dy burra, shtetasin shqiptar me të cilin dyshohet se kishte bërë miqësi rreth dhjetë ditë më parë dhe një të dytë që u bashkua me ta në hotel. Rreth orës 11.20 e reja, e cila kishte qëndruar tashmë në këtë objekt disa kohë më parë, ka marrë një dhomë për një ditë, duke regjistruar vetëm emrin e saj në check-in, ndërsa miku i saj shqiptar kishte paguar tarifën.

Sipas menaxherit të hotelit, Nicola Musca, i cili në atë moment ishte larguar për detyrat e tij, të tre kërkuan që të mund të konsumonin alkool në lokalin e hotelit, i cili megjithatë nuk ishte hapur në mëngjes. Ndërkohë, rreth orës 14:00, vajza ishte kthyer në hotel bashkë me shqiptarin.

Sipas disa dëshmitarëve, e reja dukej e hutuar dhe në gjendje të alteruar dhe u ngjit në dhomën e saj, ndërsa shqiptari e ndoqi nga pas. Është ende e paqartë nëse të dy kishin lënë një takim apo nëse e reja synonte të hynte e vetme në dhomë. Fakti është se pak para orës 14.30, diçka ndodhi brenda asaj dhome. 19-vjeçarja fillimisht ka telefonuar ose i ka dërguar mesazh kunatit, i cili ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ka telefonuar recepsionin, ndërsa stafi i hotelit u alarmua. Në atë moment sulmuesi i saj ishte ende brenda hotelit, por kur mbërriti policia ai tashmë ishte larguar.

Me të mbërritur në sallë, vajza u pa e përlotur. Dhe pas trajtimeve të para në vend, rreth orës 15 ajo u dërgua në urgjencë. Këtu ajo iu nënshtrua kontrolleve të kërkuara nga protokolli në rast të dhunës së mundshme seksuale. Tashmë policia ka shpallur në kërkim të riun shqiptar.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?