Meta shkon sërish në selinë e PD-së, takohet me Berishën

Politike

Ilir Meta është duke zhvilluar një takim në selinë e PD-së me kreun e opozitës, Sali Berisha.

Takimi mes tyre vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 Dhjetorit, ditë kur do të mbahet gjithashtu në Tiranë edhe Samiti BE- Ballkani Perëndimor.

Vetëm një ditë më parë, kreu I Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se kjo forcë politike do të jetë në protestën e 6 dhjetorit.

““Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë. Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet”, deklaroi Meta një ditë më parë kur u pyet nëse do të jetë i pranishëm në këtë protestë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?