Gjykata e Tiranës rrëzon Prokurorinë: Specialistët e IT do hetohen në gjendje të lirë

Aktualitet

Pesë specialistët e IT të administratës shtetërore do të hetohen në liri. Kështu ka vendosur gjyqtarja e Tiranës Ardiana Bera, duke rrëzuar kërkesën e organit të akuzës për hetimin e tyre në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

  • Alketa Sulo – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
  • Altin Sallaku – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
  • Rudina Llagami – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
  • Igli Lubonja – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe
  • Albi Gjeka – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Ata do të paraqiten të mërkurën e parë dhe të tretë të muajit ora 13:00 në Prokurorinë e Tiranës, për të mbajtur kontakte pasi janë persona nën hetim. Referuar njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, këta zyrtarë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.

Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.

Sipas hetimeve të kryera nga prokurori Bledar Valikaj, nëse këta specialistë IT të Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Burgjeve dhe Departamentit të Administratës Publike, do kishin vepruar në kohë me sistemet mbrojtëse, nuk do të kishte ndodhur sulmi i hakerave iranianë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?