Berisha: Do të jetë protestë që nuk është parë ndonjëherë

Aktualitet Politike

Sali Berisha tha sot se pavarësisht refuzimit nga policia për protestën para kryeministrisë, ajo do të mbahet aty ku është paralajmëruar.

“Policia e shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh kushtetutën dhe ligjet. Policisë i rikujtoj se Kushtetuta nuk njeh kufizimin për protestat dhe liritë e qytetarëve, por krahas kësaj ka një vendim të Kushtetueses në të cilin ajo vendos që protestuesi nuk ka asnjë detyrim të njoftojë policinë. Prandaj ai refuzim është i paqenë. Edi Rama po e trajton Samitin e liderëve të BE-së sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës, në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë janë burra dhe gra të zgjedhur me votë nga qytetarët e tyre. KE-ja për të sqaruar pozicionin në raport me të drejtën e qytetarëve për protesta, kërkoi publikisht që e drejta e qytetarëve të respektohet. Refuzimi tregon fytyrën e vërtetë të regjimit që është i tmerruar nga populli shqiptar. Në këtë protestë në datën 6 në orën 12 do të vërshojnë të gjithë ata të cilët ëndrrën europiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?