Rama në Madrid në Kongresin e Internacionales Socialiste
Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Madrid të Spanjës.
Rama ka postuar një foto nga Madriti dhe njofton se po merr pjesë në Kongresin e XXVI të Internacionales Socialiste. Rama shkruan se sot do të zgjedhin Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez.
“Në KONGRESIN XXVI të Internacionales Socialiste, ku sot zgjedhim Presidentin e ri, kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez” shkruan Rama në postimin e tij.
Ne këtë kongres do te marrin pjesë rreth 162 liderë te partive politike nga e gjithë bota, te cilët do te zgjedhin edhe Presidentin e Internacionales Socialiste, ku pritet të zgjidhet kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez.