Protesta e PD në një ditë me samitin e BE në Tiranë, Berisha: Do respektojmë rregullat e mikpritjes

Aktualitet Politike

Sali berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët, të cilën e ka filluar me një falenderim për Komisionin Europian për zgjedhjen e Tiranës si vendin për të mbajtur samitin e BE me vendet e rajonit.

Berisha sqaroi se protesta ka si synim të paraqesë të vërtetat e shqiptarëve dhe pa dyshim do të marrë në konsideratë respektin dhe mikpritjen ndaj përfaqësuesve europianë.

“Sikundër, garantoj dhe siguroj se PD vendosmërisht, përcaktohet për një tubim, i cili ka synim më madhor paraqitjen më dinjitoze dhe civile dhe ka në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë së miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mirëpritjes shqiptare.
Ky është qëndrimi. Ndërkohë thirrja ime është për çdo shqiptar, të dalin atë ditë të protestojnë, për të dëshmuar përkushtimin tonë jetik ndaj vlerave evropiane, vlera të cilat në këto 8 vite janë bjerrur, janë deformuar dhe deri diku zhdukur nga regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës, që e kanë konsideruar Shqipërinë që feston 110-vjetorin e pavarësisë, 53 vende më poshtë se shteti i ri i pavarur i Kosovës në treguesit e zbatimit të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, por mjerisht edhe katër vende nën diktaturën moniste të Vietnamit.”
, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?