Meta nga Korça: Në kulmin e krizës shtojnë taksat

Aktualitet

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot nga Korça për situatën ekonomike në vend.

Meta tha se projektbuxheti i 2023  është anti arsim pasi nuk do financohet shtresa e mesme por kjo qeveri vetëm shton taksat për profesionet e lira.

Më tej ish-kreut i shtetit tha se në kulmin e krizën ekonomike qeveria mori borxh aq sa buxheti i 3 ministrive të cilat as nuk i justifikon me investime konkrete.

“Mësuesi shqiptar në Velipojë merr 4200 mijë euro e në Ulqin mer 9 mijë, kjo është e vërteta dhe nuk e luan as topi. As nuk u dyfishuar projektbuxheti për arsimin. Në kulmin e krizës shton dhe taksat për profesionet e lira, a është ky moment ky për t’i taksuar kur s’kemi mundësi t’i mbështesim.

Politika e tyre është goditja e shtresës së mesme, e intelektualëve në mënyrë që ata të mos bëjnë kritikën e tyre. 1 miliard borxh për çfarë, për kilometrin 20 milionë euro?!

Në kulmin e krizës 40 kilometra e rrugës Lekaj Fier, 3 kilometra rrugë e re, kë pyesin këta për këto investime dhe borxhet që marrin? Është sa buxheti i 3 ministrive për vitin që vjen, borxhet që pranojnë vetë janë 12 miliard euro përveç dy tre të tjera që janë të padiskutueshme, ku shkojmë në këtë mënyre ne? Kishte vajt në Sukth ky se nuk shkonte në Shkodër dhe e bënë tjetrin për spital. Buxheti i 2023-it është anti-arsim”, tha Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?