Arrestohet ish-kryekomunari i PS me djalin dhe të fejuarën e tij (Emrat)

Aktualitet

Arrestohet ish-kryekomunari i PS-së në Fier bashkë me djalin dhe të fejuarën e tij. Shpallet në kërkim kolumbiani. Arrestimet pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se plehu kimik ka ardhur në 600 thasë, teksa te disa prej tyre janë gjetur kokainë dhe fishekë. Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.

TE ARRESTUAR
Viktor Çervenaku, ish-kreu i komunës Frakull në Fier
Demilson Çervenaku, i biri
Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit
Në kërkim kolumbiani Zaimir Rodriguez

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?