Alibeaj parlajmëron në Kuvend: Sapo ta votoni, në Gjykatën Kushtetuese do ta çojmë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvend, Enkelejd Alibeaj, ka mbajtur fjalën në Kuvend për marrëveshjen e Portit të Durrësit, të cilën e ka quajtur një aferë.
Madje Alibeaj është shprehur se sot në Kuvend do të miratohet kjo marrëveshje, por paralajmëroi se do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Na vjen një investitor me qilim fluturues. Po e shet sikur bëri me inceneratorët plehrat ishin, janë akoma. Jeni të detyruar të votoni, por kujdes, do keni përgjegjësi morale dhe penale. Nëse nuk votoni në interes të zgjedhësve tuaj. Po e shesim për 2 pare dhe është e pafalshme, dhe s’do e kemi me vete, kurrë.
Dokumentat me zor erdhën se i mbanin të fshehura, statusi i investitori strategjik i është dhënë një kompani në ishujt Kajman, Shqipëria me gisht në listën gri për pastrimin e parave, së shpejti në listën e zezë.
Do ta votojnë, por edhe ne bëjmë detyrën tonë. Sapo ta votoni, në Gjykatën, Kushtetuese do ta çojmë” tha Alibeaj.