Politike

Meta: Bashkë me PD, do t’i rikthejmë popullit shqiptar Referendumin

KAON

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kujton referendumin e 24 viteve më parë dhe thotë se bashkë me PD dhe aleatët e tjerë opozitarë, do t’ia rikthejnë këtë të drejtë popullit shqiptar.

“22 Nëntori i vitit 1998, dita kur përmes Referendumit populli shqiptar votoi për Kushtetutën e Republikës së  Shqipërisë meriton një nderim të veçantë. Kjo është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë në vend, mirëpo prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit.

Në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit ne do të bëjmë të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë, të cilën ja garanton vetë Kushtetuta, që populli e votoi 24 vjet më parë.

Në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi”, shkruan Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?