Kalaja: Nëse bëhem kryebashkiake, do shemb shtëpinë e Ramës në Surrel

Aktualitet

Kandidatja e primareve të Partisë Demokratike, Adriana Kalaja premton shembjen e një sërë kullave dhe ndërtesave të tjera në Tiranë, si përgjigje ndaj asaj që e quan “mafia e betonit”.

Kalaja tha se objekti i parë që do të shembë, nëse bëhet kryetare e Bashkisë së Tiranës, është shtëpia e kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Sipas saj, shtëpia e kryeministrit Rama është ndërtuar mbi një pronë të grabitur.

“Kjo është një deklaratë që mund të duket pak e fortë. Përmban simbolikën që do të pastrosh mafian e betonit me tritol. Por, bazohet edhe në dispozita ligjore. Do të filllojmë me sarajet e kryeministrit në Surrel.

Prona mbi të cilën është ndërtuar shtepia e Ramës është pronë e grabitur. Është bërë një manovër. Është gjetur një banor i zonës, që ka pretenduar se i ka humbur çertifikata. Kur përmend fjalën tritol njerëzit thonë cfarë është kjo, do të bëhet luftë? Unë kam prova që kjo pronë është grabitur. Ka filluar edhe një proces gjyqësor nga prefektura, për të thënë që këtë pronë nuk duhet ta merrte filani por duhet ti kthehej shtetit”, tha Kalaja në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?