Dy lojtarë të Anglisë ngatërrojnë himnin, tifozët “i masakrojnë” në rrjetet sociale

Sport

Mason Mount dhe Luke Shaw nuk ekzekutuan siç duhet himnin e Anglisë përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës të ekipit të Gareth Southgate kundër Iranit.

Të dy lojtarët, Mount dhe Shaë kënduan tekstet e vjetra që përdoreshin para vdekjes tragjike të Mbretëreshës Elizabeth II.

Siç dihet tashmë në Mbretërin e Bashkuar këndohet “God Save the King”  dhe jo “God Save the Queen”. Ndryshimi shumë delikat i tekstit natyrisht do kërkojë kohë për njerëzit e thjeshtë që ta mbajnë mend, por gafa e bërë nga futbollistët e njohur ka pushtuar rrjetet sociale.

Ata që kanë vënë re gjithçka kanë qenë tifozët, të cilët kanë shprehur mllefin e tyre nëpërmjet Twitter.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?