Rita Petro me roman autobiografik, shkrimtarja: Kam qeshur e qarë me veten e vogël

Kulture

Shkrimtarja Rita Petro vjen para lexuesit me romanin “Lindur së prapthi” ku personazhi kryesor vallëzon mes së shkuarës e së tashmes, mbamendjeve e ndjesive- ndërsa vjen me një logo tjetër jo me shtëpinë e saj botuese.

“Çfarëdo që Rita Petro të bëjë, ajo mbetet në thelb poete. Ardhja e saj te “Onufri” është si një thirrje, është një thirrje e brendshme drejt poezisë. Përderisa “Onufri” boton vetëm autorë shqiptarë kryesisht, ajo erdhi natyrshëm në shtëpinë e vet”, tha Bujar Hurdhri. “Në thelb edhe me këtë roman unë mendoj se mbetem poete, nuk kam dashur të rrëfej historinë e komunizmit, duhet të flisja me Ritën e vogël, të qeshja me të – e për gjithë gjërat që më kanë ndodhur, edhe të qaja me të.”, tha Rita Petro.

Nën lëkurën e rrëfimtares, Rita, e njohur si poete e botuese po ashtu, duket se kërkon zotin te babai e te udhëheqësi, derisa adhurimet shkërmoqen.

“Është prapë poezi, edhe figura e babait, figura e Zotit, figura e udhëheqësit, sot është lider tjetër, por ne kemi gjithnjë kemi një presion shumë të madh, ndaj nesh. Unë jam femër dhe shkruaj si femër dhe do nxjerr ndjesitë e mia por besoj se mesazhet do të jenë universale që mund të shkruhen edhe nga meshkujt.”, tha shkrimtarja. Vepra prek kufijtë autobiografikë, duke provokuar për të çliruar. Dëshira e kahershme për të qenë mashkull, rrëfimi lakuriq, herë përmes syve të një fëmije, herë përmes syve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?