LAJM I FUNDIT/ Shkarkohet drejtori i policisë së Beratit, ja kush e zëvendëson

Aktualitet

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Beratit, Edmond Tarkaj.

Bëhet me dije se Tarkaj është zëvendësuar nga Kastriot Skënderi, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Policisë së Tiranës.

Ky është ndryshimi i parë në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit që kur detyrën e ka marrë Muhamet Rrumbullaku.

Kujtojmë që shkarkimi nga detyra i Terkajt, vjen pasi rreth dy javë më parë në Drenovicë të Beratit janë zbuluar sera me kanabis.  Serat ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në kontrollin e realizuar nga policia është arritur të kapet një sasi prej 870 kg kanabis.

AMP nisi hetim pasi dyshohet se disa policië kishin dijeni për serat me kanabis dhe dhe nuk e kanë raportuar aktivitetin kriminal.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?