Koreja e Veriut reagon ashpër ndaj sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së: Guterres, kukull e SHBA-ve!

Bota

Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, ka reaguar ashër ndaj sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, duke e quajtur atë një kukull të SHBA-së. Sulmi vjen pasi Guterres dënoi ashpër lëshimin e fundit të një ICMB nga Pheniani.

“Unë  e shoh sekretarin e Përgjithshëm të OKB si një anëtar të Shtëpisë së Bardhë ose të Departamentit të Shtetit të SHBA. Shpreh keqardhjen time që Guterres ka marrë një qëndrim kaq të mjerueshëm, pavarësisht qëllimit dhe parimeve të Kartës së OKB-së dhe me qëndrimet e tij të fundit Guterres dëshmon qartë se është kukull e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?