VIDEO/ Shkodranët marrin varkat, lundrojnë në qytetin e përmbytur

Aktualitet

Qytetarët në Shkodër iu janë rikthyer përdorimit të varkave. Reshjet e dendura të shiut dhe fryrja e lumit Kir detyruan qytetarët e lagjes “Ajasëm” të qytetit, që të lëvizin me varka për shkak se niveli i ujit ka shkuar deri në 50 centimetër.

Qarku i Shkodrës ka probleme në disa zona si pasojë e motit të keq. Sot lumi Drin doli nga shtrati, duke bërë që rruga të mbushet me ujë. Niveli i ujit te Harku i Berdices arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla. Në fushën e NënShkodrës ka zona të përmbytura. Bashkia e Fushë-Arrëzit ka dëmtime në disa rrugë rurale dhe shkëputje të furnizimit me energji elektrike.

Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet.

Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?