Berisha flet për protestën e 6 dhjetorit: “Populli opozitar do mbushë sheshet”

Aktualitet Politike

Sali Berisha ka folur sot dhe për protestën e paralajmëruar më 6 dhjetor, ku në Tiranë priten liderët nga Europa dhe rajoni për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

I pyetur për akuzat nga maxhoranca se protesta më 6 dhjetor është një akt antieuropian, Berisha tha se është një qëndrim kryekëput pro evropian që synon  t’u rikujtojë  se ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë.

“Është një qëndrim kryekëput pro evropian, një qëndrim që synon t’i thotë Europës se krahas narkoshtetit të Edi Ramës, krahas politikave të shpopullimit që shndërruan shqiptarët në kombin e gomoneve, krahas regjimit të monizmit të plotë që ka degdisur Shqipërinë 4 vende ndër Vietnamin komunist në indeksin e zbatimit të ligjit, t’u rikujtojmë ne se ata vijnë në një vend që është poshtë Vietnamit për standardet e demokracisë, është dhe një popull i tërë i fuqishëm opozitar që do mbushë sheshet, rrugët nga e gjithë Shqipëria në mbrojtje të idealeve dhe ëndrrës europiane shqiptare”, tha Berisha.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?