Familja mbretërore e Katarit presion FIFA-s: Të mos pihen birra në Kupën e Botës!

Sport

Vetëm dy ditë na ndajnë nga nisja e kampionatit botëror “Katar 2022”.  Një botëror ndryshe nga të tjerët, pasi si asnjëherë më parë do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor. Vendi organizator ka vendosur rregulla të rrepta për tifozët, duke i privuar ata nga shumë gjëra të “qefit”.

Sipas “The Sun”, familja mbretërore e Katarit po i bën presion FIFA-s për ndalimin e plotë të shitjes së alkoolit në të gjitha 8 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës. Kjo është bërë nga Sheikh Jassim bin Hamad bin Khalifa al-Thani, vëllai i sundimtarit të Katarit.

Në këtë mënyrë tifozët mund të kosumojnë alkool vetëm nëpër hotele dhe restorante por në sasi të kufizuar, ndërsa do t ëndalohet rreptësisht konsumimi i tyre në stadium. Një birrë do të kushtojë 12 £ në vendet zyrtare dhe fansat do të mund të pijën deri në 4 birra me synimin që të mos dehen. Kushdo që arrin të kalojë këtë shifër dhe të dehet do të dërgohet në një vend special për t’u kthjelluar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?