Spectator: Berlusconi planifikon të bindë Putinin të ndalojë luftën

Bota

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi beson se ai është personi që mund të bindë mikun e tij të vjetër Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë, ndërsa synon ta bëjë këtë para Krishtlindjeve, sipas Spectator.

Specator shkruan se 86-vjeçari është i vendosur për të ndërmjetësuar paqen mes vendeve, ndërsa avioni i tij privat tanimë është vendosur në gatishmëri teksa dhe Vittorio Sgarbi, i besuari i Berlusconit ka konfimuar dëshirën e tij për ndërmjetësimin.

“Ky është gjesti që ai ka në mendje. Ai beson se mund ta arrijë atë dhe nëse e bën, pa cenuar pozicionin e NATO-s, ai do të hyjë në librat e historisë si një hero i botës.”

Berlusconi ka luajtur më parë rolin e ndërmjetësit në bisedimet midis Perëndimit dhe Rusisë më parë, veçanërisht në samitin e Romës në 2002, i cili çoi në krijimin e një këshilli të përhershëm NATO-Rusi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?