Mish dhe verë. Vuçic i shtron darkë Ramës në Beograd

Aktualitet Rajoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije mbrëmjen e sotme do e kalojë nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe atij të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Vuçiç ka postuar një foto nga tryeza e shtruar dhe shkruan se po pret për darkë miqtë e tij Ramën dhe Kovaçevskin, ndërsa ka thurur lavde për vendin e tij.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiç.

Sot kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Serbi. Ai ka shkuar në Beograd pasi ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale që është zhvilluar atje dhe pjesëmarrës kanë qenë dhe liderë të tjerë të Ballanit, përfshirë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçveski.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?