Koçi-opozitës:“Ju vetëm nxini dhe baltosni”

Politike

Deputeti socialist Petro Koçi thotë se opozita është, ndoshta pa dashje, zbatuese e programit të zbrazjes së Shqipërisë, kjo pasi nga mëngjesi në darkë nxin dhe baltos vendin.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Koçi tha se kjo ndodh pasi opozita e do më shumë Kryeministrinë se sa do Shqipërinë. Koçi i bëri edhe një thirrje publike opozitës “duajeni Shqipërinë më shumë se sa urreni qeverinë”.

“Ju vetëm nxini, baltosni. Ju qenkeni, mesa duket pa dashje, zbatuesit e programit të braktisjes së Shqipërisë. Nëse një turist i huaj do të lexonte opozitën, nuk do të vinte kurrë në Shqipëri. Por pse ndodh kjo? Se ju doni më shumë Kryeministrinë se sa Shqipërinë.

Dhe unë e kam një thirrje, duajeni Shqipërinë më shumë se sa doni Kryeministrinë. Duajeni Shqipërinë më shumë se sa urreni qeverinë! Rroftë Bashkimi Europian”, tha deputeti i PS, Petro Koçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?