Hiqet debati për mbarimin e mandatit të Xhaçkës

Politike

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se drejtueset e seancën plenare, Lindita Nikolla dhe Ermonela Felaj duhet të marrin guxim dhe t’i përgjigjen kërkesës së opozitës për përjashtimin e Ramës nga Kuvendi.

“Ka një kërkesë nga ana ime për të marrë masa ndaj gjuhës së Ramës, për atë gjuhë që ai përdori. Ju nuk po merrni dot guximin. Përgjëroheni se do të respektoni Kushtetutën, por keni detyrim të shpreheni. E kuptoj mungesën e guximin, por duhet të shpreheni. Është kërkesë e bërë publikisht. Keni detyrim ligjor për t’u përgjigjur. Thatë pak më parë se në Konferencën e Kryetarëve ka pasur unanimet dje. Nuk është e vërtetë. Njëra nga çështjet që pati debate të mëdha dhe jo unanimet është ajo që është parashikuar për javën tjetër për ligjin për portin e Durrësit. Dje maxhoranca, vendosi që debati për ligjin për Portin e Durrësit, që do të duhet t’i nënshtrohet çdo rregulli, vendoset të kufizonit orën e debatit. Kjo është e rëndë. Do të duhet ta thoshit këtë gjë. Është një çështje e rëndësishme. Së treti zonjë; e dëgjova atë që thatë për Xhaçkën. E keni gërmuar dhe keni nxjerr praktika, doni ta mbroni e kuptoj. Si dhatë të drejtë opozitës që të bënte pyetje ndaj Xhaçkes. Disa herë nuk ka ardhur zonja Xhaçka në komision, duke e shtyrë përballjen. S’na dhatë të drejtën për të pyetur avokatin. Është një nga çështjet më të rëndësishme, kërkohet debat se nuk është çështje leximi. Çështja e konfliktit të interesit apo dhe mandati i ministrit, është çështje publike. Publiku duhet të marrë vesh. Lidhur me mocionin sot, është kërkuar nga grupi i PD-së. Është kërkuar që të vendoset kohë pa limit, jo vetëm për mocionet, por dhe për ligjet. Ju e keni vendosur 4 orë, por e drejta për të folur është e atyre kërkueseve. Këtu nuk bëhet pazar me askënd. Kushdo që përdor fjalët; të shitur te Rama, të lidhur me Ramën, t’i tërheq fjalët se është turp.!” tha Alibeaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?