Nga SPAK kanë dalë 11 urdhër arreste për Fierin! Porti i Durrësit si inceneratorët!

Politike

Në Komisionin për Veprimtarinë është diskutuar projekti për Portin e Durrësit.

Enkelejd Alibeaj ka diskutuar me ministren Belinda Balluku duke u shprehur kundër këtij projekti, duke sqaruar se qeveria Rama po synon ta kalojë me shpejtësi.

Po ashtu tha se vepra është e njëjtë si me aferën e ineceneratorëve, pro me një ndryshim pasi aferë këtë herë është disa fish më shumë.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Të gjithë këtë e bëjmë sepse është e njëjta histori si ajo e inceneratorëve. Në kohë që flisni kanë dalë 11 urdhër arreste të SPAK për inceneratorin e Fierit. Pra po flasim përsëri për një aferë disa fish sa inceneratori i Fierit.

Balluku: Në shpejtësi, në fshehtësi…Çfarë janë këto. Jo more xhan ka qenë online. Janë futur online për një viti. Shqiptarët i kanë dokumentet online dhe i gjejnë kur të duan. Ti po bën shpikjen në fshehtësi gjeta dokumentin. Nuk ke gjetur asgjë në shpejtësi se ka qenë aty për 12 muaj.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?