Kryemadhi: Në procesin e primareve do të ketë kandidatë të Partisë së Lirisë

Politike

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi mbrëmjen e sotme se në disa Bashki do të marrin pjesë në primaret e organizuara nga Partia Demokratike, edhe kandidatë të kësaj force politike, të PL.

Kryemadhi u shpreh në një intervistë në A2 Cnn se janë kandidatura me probabilitet të lartë për të fituar, por fokusi i PL janë këshillat bashkiakë, që t’i kthejmë në parlamente të qyteteve.

“Në disa bashki, ku ka pasur rakordim midis PD dhe PL, ku ka pasur kandidatë të pëlqyeshëm nga opozita, do të ketë një regjistrim të anëtarëve të PL që mund të marrin pjesë në procesin e primareve. Janë kandidatura me probabilitet të lartë për të fituar, por fokusi i PL janë këshillat bashkiakë, që t’i kthejmë në parlamente të qyteteve.

Primaret do të mbyllin etapën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve, që për mua është shumë e vonë, duhet të ishte bërë me kohë, por për shkak të kushteve e rëndësishme është që bëhet fjalë për një proces që Partia Demokratike e kishte premtuar. Ashtu siç kemi ne të Partisë së Lirisë referendumin. Pas primareve, vjen mendimi i strategjisë së përbashkët të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit”, tha Monika Kryemadhi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?