Inagurohet spitali i ri Infektiv në QSUT, Rama i jep buqetë me lule Çomos

Aktualitet

Pas rikonstrukturimit, ditën e sotme është inaguruar Spitali i Ri Infektiv, në ambientet e QSUT. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama falenderoi mjekët dhe i cilësoi ata si krenaria e mjekësisë shqiptare.

Teksa vlerësoi punën e tyre, në mënyrë simbolike për të gjithë mjekët, kryeministri i dha dhe një buqetë me lule drejtoreshës së Infektivit, mjekes Najada Çomo.

Gjithashtu, Rama tha se me miratimin e buxhetit të ri në vijim pagat e personelit mjekësor do të arrijnë deri në 100%, madje për ata mjekë të cilët do të punojnë më tepër do të ketë pagesa shtesë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ishte kënaqësi që gjatë vizitës në këto mjedise të reja të takoja ata me eksperiencë dhe më të rinjtë. Kam besim që ky investim do të shërbejë për të krijuar sinergji më të madhe dhe sens më të fortë të një skuadre e cila e tregoi veten në momentin më tragjik.

Përfitoj të falënderoj dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore. Banka Botërore na është përgjigjur në nevojën tonë për shpejtësi dhe besoj se është mbështetja dhe kuptimi i plotë i rëndësisë së madhe të këtij projekti në aspektin e infrastrukturës dhe moral për këtë trupë që është krenaria e mjekësisë shqiptare.

Ne do të kemi një komples spitalor tërësisht të transformuar dhe realisht shëmbëlltyrë të ambicies tonë por edhe të përputhjes së profesionalizmit të mjekëve dhe infermierëve të këtij kompleksi me mjetet dhe hapësirat në dispozicion. Po ashtu vrastare për sytë ato që janë gjurmë të së shkaurës prandaj do të duhet të ndërhyjmë edhe  për pjesën e universitetit këtu pasi është faktikisht e pamundur që të qëndrojë në atë gjendje që dukej në fillim si godina më e mirë.

Do të bëjmë një ndërhyrje plotësuese aty. Të gjitha këto janë tanimë në kantier qoftë në përfundim të projekteve me financim të garantuar qoftë edhe në përfundim të vetë punës por ajo që do të shtoja në fjalët e minsitres është se ambicia jonë brenda këtij mandati ta çojmë 100% rritjen e pagës në raport me piknisjen me buxhetin e ri shkojmë në 70% më ndihmën e Zotit që të mos na sjellë ndonëj tjetër katastrofë jam i bindur që do të arrijmë ta çojmë në 100% rritjen e pagës për të gjithë ju.

Kush punon më shumë dhe kush ofron më shumë të fitojë edhe më sumë sesa paga tavan dhe kjo është ambicia për përiudhën në vijim.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?