Shpërthimi në Stamboll/ Mitsotakis mesazh Erdoganit: Greqia dënon çdo formë terrorizmi

Rajoni

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka shprehur ngushëllimet e tij presidentit turk Erdogan dhe popullit turk, pas shpërthimit të ndodhur në Stamboll.

Përmes një postimi në Twitter, Mitsotakis iu uron shërim të shpejtë të plagosurve dhe shton se Greqia dënon pa mëdyshje çdo formë të tërrorizmit.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i sulmit të tmerrshëm në Turqi. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve dhe shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, Presidentin Erdogan dhe popullin turk. Greqia dënon pa mëdyshje çdo formë terrorizmi”, u shpreh Kyriakos Mitsotakis.

Kujtojmë se nga shpërthimi i ditës së sotme në sheshin Taksim në Stamboll mbetën të vdekur gjashtë persona dhe u plagosën të paktën 53 të tjerë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?