Dy të rinjtë qëllojnë me shpulla të moshuarin te “Astiri”

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë dhe njëkohësisht e turpshme ka ndodhur në zonën e “Astirit”, ku një zotëri i moshuar është qëlluar me shpulla nga dy djem të rinj. Ata mendohet se janë kontrollorë të linjës së “Tiranës së re” dhe pasi kanë ofenduar të moshuarin, siç shihet dhe në video, e qëllojnë me shpulla.

I moshuari ka qenë duke zbritur nga urbani në stacion, bashkë me nipin e tij 7 vjeçar, kur dera e urbanit e mbyllur me shpejtësi nga shoferi, ka përplasur vogëlushin. Në sfond, ai dëgjohet teksa qan, ndërkohë dy të rinjtë i dhunojnë dhe gjyshin.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Tiranës, e cila duhet të ndiqte rastin pasi prej të paktën 3 ditësh video është publikuar në rrjetet sociale.

Autoritetet, gjithashtu duhet të zbardhin ngjarjen, nëse dy të rinjtë që dhunojnë të moshuarin janë kontrollorë të “Tiranës së re”, apo janë thirrur nga shoferi për të sqaruar konfliktin me pasagjerin. Pamjet e publikuara nga JOQ:

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?