Komuniteti shqiptar është mbledhur afër parlamentit britanik.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman deklaroi disa ditë më parë se emigrantët e paligjshëm shqiptarë që vijnë në Britani përmes kanalit të ‘La Manshit’ kanë ‘pushtuar’ Britaninë dhe duhet ndryshuar procedura e kthimit.
Të menjëhershme kanë qenë kritikat ndaj saj, ndërsa një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Sky News u shpreh se deklarata ishte e ekzagjeruar dhe e bërë për qëllime elektorale. Rama theksoi se ajo që e shqetëson më shumë është fakti që nuk kërkohet falje./tvlan.al
Total 0 Votes
0
0