Goditet me thikë Kryetari Bashkisë së Divjakës

Aktualitet

Fredi Kokoneshi, kryetar i Bashkisë së Divjakës, është plagosur me thikë këtë të premte. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se është nën kujdesin e mjekëve.

Po ashtu, si pasojë e sulmit nga persona ende të paidentifikuar, ka mbetur i plagosur dhe shoferi i kryebashkiakut socialist të Divjakës. Aktualisht, nga Policia e Shtetit nuk ka njoftim zyrtar për rastin e rëndë.

Katër muaj më parë, Fredi Kokoneshi ka bërë denoncim në Polici se ishte dhunuar në mes të rrugës nga një person i identifikuar si Dritan Sterkaj. Ky 32 vjeçar i kishte dalë përpara, në qendër të qytetit, dhe e kishte qëlluar me grusht.

Policia e shpalli në kërkim Dritan Sterkajn, por ky person nuk është ndaluar. I riu që ka dhunuar katër muaj më parë kryebashkiakun socialist të Divjakës, është kushëriri i deputetit të PS Paulin Sterkaj. Dritan Sterkaj ka një resort në zonën e Divjakës.

Njoftimi i Policisë së Lushnjës, 4 muaj më parë:

“Divjakë/ Në datë 11.07.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë ka bërë kallëzim shtetasi F. K., 54 vjeç, banues në Divjakë,(Kryetar i Bashkisë Divjakë), se shtetasi D. S., 32 vjeç, banues në Divjakë, e ka goditur me grushte dhe e ka ofenduar për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim.”

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?