Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg Alqi Bllakon (VIDEO)

Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në burg Alqi Bllakon, me kërkesë të SPAK.

Ish-deputeti Alqi Bllako, u paraqit ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Bllako u paraqit në ‘Apel’ për masë sigurie, pasi SPAK kishte apeluar masën.

NJOFTIMI I GJYKATES
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trupin gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më datë 09.11.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen nr. 180 akti, datë 04.11.2022 regjistrimi, në ngarkim të personit nën hetim A.B., mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër vendimit nr. 382, datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

 

 

Ndryshimin e vendimit nr. 362 datë 06.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:

1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/të hetuarit A.B. me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.
2.Vazhdimin e masës së sigurimit personal me efekt shtrëngues “arrest në burg”, të caktuar ndaj të hetuarit A.B. me vendimin nr. 26, datë 31.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?