Emri/ Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit

Aktualitet

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit, Ilir Turja. Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Prokurori u përball me dyshime për fshehjen e një vile në plazh. Gjatë seancës dëgjimore, Turja kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndërtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshimet për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve.

Komisioni nuk konstatoi probleme për aspektin profesional, ndërkohë që nuk u njoftua ndonjë gjetje në kriterin e pastërtisë së figurës.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?