Grip agresiv këtë dimër, Pëllumb Pipero: Pritet të qarkullojë varianti AH3N2
Gripi që pritet të qarkullojë në Shqipëri paralajmërohet se do të jetë agresiv. Mjekët këshillojnë zbatimin e masave që janë përdorur edhe gjatë kulmit të pandemise covid 19, por me shumë rëndësi është edhe vaaksinimi ndaj gripit.
Këtë dimër qytetarët shqiptarë do të përballen edhe me gripin e stinës por edhe me Covid 19. Mjeku Pëllumb Pipero thotë se këtë vit qytetarët do të vendosen përballë një gripi agresiv.
Pipero gjithashtu sqaron se pritet të qakullojë varianit AH3N2 i virusit, i cili edhe më parë ka prekur vendin tonë.
“Ka shumë të dhëna për këtë vit që varianti qarkullues i influencës stinore apo i gripit stinor është është një AH3N2, që ka qarkulluar para 3-4 vjetësh në formë të lehtë, por para 12-13 vjetësh ka qarkulluar në një formë më agresive. Ky vit mund të ketë një grip më të ashpër se vitet e tjera,” tha Pipero.
Simptomat janë të ngjashme me ato të Covid-19, ndaj në momentin e parë që ndjejnë lodhje trupi, temperaturë apo edhe kollë, qyetarët duhet të konsultohen me mjekun e familjes.
“Ato shenja e simptoma që janë të ngjashme si për gripin, po ashtu dhe për Covid, siç është temperatura, kolla, dhimbja e gjoksit, rrjedhja e hundëve, dhimbja e muskujve, dobësia trupore etj, kur zgjasin për 2-3 ditë, e mira është të komunikojmë me mjekun e familjes,” tha ai.

