Gjykata britanike urdhëron shqiptarin të paguajë vetëm 1 paund…

Aktualitet Bota

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka urdhëruar një shqiptar të përfshirë në kultivimin e kanabisit të paguajë vetëm 1 paund britanik.

23-vjeçari Andi Kokaj ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët morën me qira tre shtëpi në Harrogate, North Yorkshire dhe i shndërruan në ferma kanabisi që sipas autoriteteve nxirrnin rreth 456,000 paund fitim.

Në burg për krimin është edhe pronarja britanike e tre shtëpive, 74-vjeçarja Yoko Banks e cila mesa duket ka qenë në dijeni të aktivitetit kriminal të shqiptarëve, por ka pranuar të marrë rreth 12 mijë paund qira mujore për tre pronat e saj.

Kokaj u dënua me tre vite burg si pjesë e këtij rrjeti, por në seancën e fundit, gjykatësi tha se 23-vjeçari shqiptar ishte një punëtor i thjeshtë që paguhej rreth 80 paund në ditë, duke arritur të fitonte për veten e tij vetë, 1,120 paund.

Për këtë, gjykatësi e urdhëroi Kokajn të paguajë vetëm 1 paund.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?