Durrësi zgjohet nën pushtetin e ujit, bllokohen rrugët kryesore.

Aktualitet

Durrësi është zgjuar sot nën ‘pushtetin’ e ujit për shkak të reshjeve të shumta të shiut që përfshinë vendin mbrëmjen e djeshme e që do të vazhdojnë përgjatë ditës së sotme.

Disa prej akseve në lagjen 16 dhe 17, kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullimin e mjeteve, pasi uji ka vërshuar në trotuare. Edhe aksi i brendshëm që të çon drejt stadiumit “Niko Dovana”, në disa prej segmenteve është zgjuar nën ujë.

Situata e motit ka ndikuar edhe në veprimtarinë operacionale të Portit të Durrësit, ku pas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, anijet e tonazhit të ulët dhe të peshkimit ndodhen të akostuara në kalata, deri në një urdhër të dytë, për rikthimin në normalitet.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?