Poezia bën bashkë ambasadorët e huaj në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

Kulture

“Të lexosh poezi është si të bësh dashuri, nuk e di nëse kënaqësia është shpërndarë…” Cesare Paveze shprehej kështu, teksa i pëlqente të lexonte vargjet që shkruante te miqtë mbrëmjeve. Kristoffer Leaonder, një prej emrave të njohur të poezisë suedeze, bëri bashkë në një mbrëmje leximesh të vargjeve të tij, ambasadorë të vendeve të ndryshme në Tiranë në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit

Ambasadori britanik, Alastair King Smith, koordinatorja e Përhershme e OKB-së, Fiona McCluney, ambasadori i Holandës, Reinout Vos, bashkëshortja e ambasadorit të Sllovenisë, Peter Japelj, ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, krijues të rinj e shkrimtarë shqiptarë, shijuan muzikën e vargjeve të Leaonder, në suedisht, shqip dhe anglisht nga libri i tij “Gjashtëmbëdhjetë udhë përpjetë malit”, përkthyer në shqip nga Entela Tabaku. I gjithë libri është frymëzuar nga jeta në Tiranë e Leaonder, ku mali vjen si një udhëtim i brendshëm, përmes të cilit bashkohen kulturat e konfigurohet qëndresa.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kristoffer Leaonder është një figurë e njohur e kritikës botërore. Ish-anëtar i Komitetit të Çmimit “Nobel”, ai dha dorëheqjen nga kjo juri kur me çmimin “Nobel” u vlerësua shkrimtari Peter Hanke.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?